Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.
Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.
A do t’i kërkojë Zelenskit njohjen e Kosovës? Osmani: Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës
Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Presidenti i Serbisë, i cili për gazetarët u shpreh se do të kenë një propozim për deklaratën, ndërsa theksoi se do ti përmbahen parimeve të miratuara nga KS.