Djali i 'pronarit’ të Ramës i kudondodhur/ Alex Soros nga takimet e Open Balkan në Samitin për Ukrainën në Tiranë

E mërkurë, 28 February 2024 15:18

Ditën e sotmë po mbahet në Tiranë Samiti Ukrainë – Europa Juglindore, kushtuar mbështetjes së vendeve të EJL ndaj Ukrainës në dy vjetorin e fillimit të agresionit rus ndaj tërritorit Ukrainas.

Ajo që bën përshtypje, por sigurisht nuk është më lajm, pasi nuk është hera e parë, është prania e Alex Soros në këtë samit. 

 

Pasardhësi i George Soros, i njohur si financues dhe lobues i sektit të rilindjes, është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë.

Kujtojmë tëkimet e Open Ballkan dhe shumë takime të tjera, ku ky personazh gjendet përherë ngjitur me Ramën. Edhe në iniciativën për ndarjen e Kosovës, siç u zbulua nga dokumentat, projekti ishte bërë OJF të financuara nga fondacioni Soros dega Serbi.

Është e çuditshmë se në çfarë cilësie mërr pjesë Alex në këto takime ku marrin pjesë vetëm liderë politikë dhe drejtues shtetesh.

Alex vjen shpesh në Tiranë dhe njihet tashmë miqësia e fortë mes tij, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mbase pjesëmarrja në këto takime është në cilësinë e mikut apo këshilltarit, ose siç përflitet shpesh, pronarit  të Ramës, pasi shpjegim tjetër vështirë të gjendet. 

Në fotot e mëposhtëme Alex Soros ndodhet në të njëjtën radhë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë dhe duket shumë i përqëndruar duke dëgjuar fjalën e Ramës në samit.

ImageImage

Login to post comments