Samiti për Ukrainën/ Mitsotakis nuk vjen në Tiranë, shkak çështja e Belerit

E mërkurë, 28 February 2024 15:15

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritej që të ishte i pranishëm në Samitin për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë, por ai ka vendosur të mos vijë në Shqipëri.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis nuk do jetë për shkak të një pengese të madhe që lidhet me çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, dhe deklaratave provokuese sipas tyre të kryeministrit Edi Rama. 

 

Në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis. Përfaqësimi grek do të ekzistojë, siç shkruan “Tanea”, por i një niveli të ulët.

Gazeta shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin.

Login to post comments