Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas sjelljes skandaloze të policisë që pas urdhrave të Ramës kanë shoqëruar tre të mitur të cilët e panë me neveri Ramën kur kaloi pranë tyre.
Në një shënim në facebook Berisha shkruan se “dje mbasdite me urdhër të Edi Ramës në një akt të pashembullt dhe tipik diktatorial, narkopolicë në kundërshtim flagrant me ligjin rrëmbyen dhe mbajtën të ngujuar 6 orë në qeli tre të mitur për fajin e vetëm se ata nuk buzëqeshën dhe as nuk e shanë kur pranë tyre kaloi Edi Rama, por e panë atë me një vështrim që shprehte urrejtje ndaj tij”,
Postimi i plotë:
Rama urdhëron rrëmbimin nga policia të tre të miturve të cilët e panë me neveri kur kaloi pranë tyre.
Të dashur miq, dje mbasdite me urdhër të Edi Ramës në një akt të pashembullt dhe tipik diktatorial, narkopolicë në kundërshtim flagrant me ligjin rrëmbyen dhe mbajtën të ngujuar 6 orë në qeli tre të mitur për fajin e vetëm se ata nuk buzëqeshën dhe as nuk e shanë kur pranë tyre kaloi Edi Rama, por e panë atë me një vështrim që shprehte urrejtje ndaj tij. Vetëm për këtë shikim ai ka urdhëruar rrëmbimin e tyre nga narkobanditë me uniformë dhe terrorizimin psikologjik në narkokomisaritin e policisë ku ata janë keqtrajtuar psikologjikisht sepse ju nuk u ngritët në këmbë, nuk buzëqeshet por keni parë vengër kryeministrin kur ai kaloi pranë jush.
Përshëndes përzemërsisht të rinjtë për qendrimin e tyre neveritës e të merituar ndaj Edi Ramës dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe rrëmbimin me urdhër të tij të të miturve që me të drejtë e panë atë me urrejtjen që meriton.
Për më hollësi ju ftoj të lexoni kronikën e mëposhtëme.
—————-
Nuk i buzëqeshën Ramës nga lokali/ Rrumbullaku i shoqëron të miturit në komisariat.
Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Tre të mitur janë shoqëruar nga policia në komisariatin numër 2 të Tiranës, sepse nuk i kanë buzëqeshur Ramës.
Situata është denoncuar nga të afërmit e të miturve të cilët mbahen në ambientet e policisë dhe nuk lirohen, sepse shefat e turnit kanë frikë të ndërmarrin veprime pa urdhër nga lart.
Një prej familjarëve të tre adoleshentëve të shoqëruar në komisariat, ka denoncuar policin me numër ‘36912’ si personi që ka bërë ndalimin e tre të miturve për një ambientet e policisë.
Tre të miturit kanë qenë duke ndenjur një një lokal në zonën e ish-bllokut, njëri prejt tyre ne trotuar, dhe kur ka kaluar Rama nuk e kanë përshëndetur dhe as nuk i kanë buzëqeshur Edi Ramës, kur ai ka kaluar pranë tyre.
Polici me numrin ‘36912’ ka konfirmuar në telefon të afërmit e një prej të miturve të shoqëruar, se arsyeja e ndalimit të tyre është se e kanë parë shtrembër kryeministrin dhe po shoqërohen me urdhër të tij.
Tre të miturit kanë disa orë që ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 2 në Tiranë dhe policia nuk i lë të lirë, sepse presin urdhrin nga Taulant Balla.