Policia e Shtetit ka dhuruar një ‘show’ mëngjesin e kësaj të diele duke u futur në Shtëpinë e Big Brother dhe arrestuar një prëj banorëve të sapofutur në këtë reality show.
Arrestimi është bërë për shkak se personazhi Liam Osmani ishte dënuar me 2 vitë e 6 muaj burg për mashtrim.
Kjo është një nga ato ngjarje ku është e vështirë të ndash se ku nis zbatimi i ligjit për një vendim drejtësie dhe ku përfundon show policor, por ajo që dihet është se përsoni në fjalë ka deklaruar se vëtëm 10-ditë më parë ka kaluar pikën kufitare të Rinasit dhe nuk është ndaluar nga policia, gjë e cila vë në dyshim edhe arrestimin propagandistik.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet për ngjarjen, ku analistë e figura të njohura publike kanë ironizuar aksionin e policisë.
I tillë është edhe rëgimi i gazetares së njohur Beti Njuma, e cila ka kapur një detaj tëpër interesant për të hequr një paralele mes dy rastesh, Alqi Bllako dhe Liam Osmani, për të treguar standardin e dyfshitë që përdor drejtësia e re në dhënien e dënimeve për vepra të ndryshme penale.
Alqi Bllako është dënuar për mashtrimin me 430-milionë euro për inceneratorët dhe është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa banori i BBV është dënuar për mashtrim ordiner, për 17 bileta avioni dhe është dënuar njëlloj sa Bllako, me 2 vite e 6 muaj burg.
Postimi i gazetares Njuma:
Banori i Big Brother VIP Albania 3 Liam Osmani i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg per mashtrim me 17 bileta avioni. Alqi Bllako i denuar per mashtrimin me 430 milione euro te inceneratoreve i denuar me 2 vite e 8 muaj! Rroftë drejtësia e re!