Ka nisur në orën 18:00 në Tiranë, tubimi qytetar pranë banesës së liderit të opozitës, Sali Berishës, i cili vazhdon të mbahet në arrest shtëpie. Kjo është mbrëmja e 62-të që qytetarët mblidhen spontanisht dhe japin lirisht mesazhet e tyre për demokracinë.
“Unë quhem Oltion Merdani, vij nga qyteti i Beratit. - tha folësi i parë i kësaj mbrëmjeje. – kam mbaruar Shkencat Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin La Sapienza të Romës dhe kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri dhe të kontribuoj për vendin tim. Sot dua të flas për një temë që është pak delikate për të ardhmen e Shqipërisë, ka të bëjë me rininë, largimin e tyre nga Shqipërisë.
Si çdo student që studion jashtë shtetit, ideja e parë që i vjen ndër mend është kthimi nga studimet dhe kontributi për vendin e vet. Por duke parë situatën, delikate dhe shumë delikate, pas vitit 2015, integrimi i të rinjve në jetën politike dhe sociale të vendit sa po vinte dhe zbehej, gjë që reflektohet edhe sot me largimin ën masë dhe krijimin e në hemorragjie të thellë.
Politikat e gabuara që u ndoqën pas vitit 2015 sollën largimin në masë të të rinjve dhe për fat të keq (se unë vij dhe si ish-pedagog) kjo reflektohet edhe në auditoriumet e universiteteve publike dhe private. Është për të ardhur keq që sot mbyllen katedra dhe ato katedra që janë, janë me nga 3 deri në 5 studentë, pra do të thotë që është çështje shumë problematike dhe për t’u shqetësuar.
Politikat që janë ndjekur që nga 2015 e këtej kanë qenë politika të gabuara madje edhe reforma e famshme e arsimit nuk prodhoi asnjë rezultat dhe ky është shkak i largimit të trurit nga Shqipëria. Dua të theksoj se disa nga kolegët e mi që janë kthyer nga studimet e kanë braktisur Shqipërinë.
PD në vitin 2005, ka pasur një tjetër qasje përsa i përket të rinjve, lançimin e të rinjve në jetën politike po dhe sociale të vendit.
Viti 2005 ka qenë implementim dhe angazhimi më i madh që PD ka bërë për të rinjtë. Doktor Berisha! Si vepruam në 2005-ën, duhet të gjejmë prapë politikat e duhura që t’ua kthejmë shpresën të rinjve!”