Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka shpërndarë këtë mbrëmje një videomesazh në rrjetet sociale për të riun shqiptar nga Kosova që kaloi fazën e parë të konkurimit në Amerikan Idol në SHBA falë zërit të bukur, por edhe një prezantimi prekës me këngën që kishte zgjedhur. Por, surpriza e vërtetë që i dha suksesin atij ishte kënga e dytë, që juria ia kërkoi vetë ta zgjidhte për të përshëndetur nënën e tij. Dhe ai e zgjodhi...
Pikërisht këtë moment ka veçuar Berisha dhe ia ka përcjellë mbështetësve të tij videon bashkë më një kërkesë nga ana e tij: "Miq, t’i japim një përqafim të përzemër djalit pjesëmarrës në “American Idol”, magjepsi jurinë dhe audiencën më këngën “Oj Kosovë oj nana ime!" shkroi ai në Fb.