Gjyqtarja me 3 mbiemra merr vendim jashtëgjyqësor/ Mbrojtja e Berishës: Nuk e kërkojmë vetëm ne përjashtimin

Hënë, 04 Mars 2024 14:36

Gjyqtarja Irena Gjoka, e njohur edhe si gjyqtarja me tre mbiemra, sërish zvarriti procesin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Edhe pse lideri i opozitës ka marrë dijeni dhe kërkon të përfaqësohet me prokurë nga avokatët e tij, siç ka ndodhur në seanca të tjera, Irena Gjoka-Maneku-Spata nuk ka pranuar. 

 

Avokati i zotit Berisha tha se ky është një tjetër vendim jashtëgjyqësor, pasi në fakt vendimet e vërteta merren nga Edi Rama.

“Pyeteni kryeministrin se ai është gjyqtari i vërtetë,” tha Gjokutaj.

Ai tha se qëllimi është të digjet mandati i liderit të opozitës.

Gjokutaj tha se mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Ka disa shkaqe, të cilat në seancën tjetër do t’ua bëjmë me dije. Ne nuk jemi GJKKO që operon në media para se të njoftojë palët. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”, tha ai.

“Sigurisht kjo gjyqtare duhet të ketë probleme të tjera sepse nuk e kërkojmë vetëm ne përjashtimin,”shtoi ai.

Login to post comments