Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një deklaratë të kësaj partie pas inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Në deklaratë thuhet se PD mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri.
Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme anëtarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.