Si rekruton e si përdor mafia Soros!

Tuesday, 05 Mars 2024 16:47

Mafia, përpara se të pranojë një “ushtar” të ri në familje, si kusht i vendos kryerjen e një krimi, në shumicën e rasteve një vrasje. Kështu janë të sigurtë që rekruti nuk do të guxojë t’i tradhtojë duke qenë peng i krimit të tij.

E njëjta mënyrë rekrutimi përdoret dhe nga mafia Soros! 

 

Është fakt i njohur tanimë e i denoncuar publikisht edhe nga mediat me prestigjioze, por dhe nga personalitete botërore, që George Soros përdor për interesat e tij politikanë dhe funksionarë të drejtësisë në të gjithë botën, përfshi dhe vetë SHBA.

Po çfarë janë këta personazhe që vihen në shërbim të tij? A bien ata fare pa pritur në rrjetën e tij?

Absolutisht jo.

Fondacionet e ashtuquajtura “Shoqëria e Hapur” ose thjesht fondacionet Soros që janë të përhapura në pothuajse gjithë vendet në zhvillim, shërbejnë si një rrjet i vërtetë spiunazhi. E ashtu si KGB apo Sigurimi i Shtetit dikur, veç të tjerave, ato mbledhin informacion për personazhe të caktuara të vendeve të tyre me prirje për aktivitete publike. Më pas, mes tyre përzgjidhen karaktere të dobëta, pa asnjë integritet, natyra dështake, por me ambicie të mëdha e çfarë është më e rëndësishme, me handikape ligjore në jetën e tyre (ngjarje që i inkriminojnë). Këta tipa që përzgjidhen, më pas promovohen me të gjitha mënyrat nga Soros duke iu afruar mundësi, mjetet propagandistike dhe sidomos ato financiare. Edhe ky është tanimë një fakt i njohur botërisht; Soros paguan miliona dollarë hapur dhe fshehtas për politikanë e funksionarë të drejtësisë deri në majat më të larta. E kur kjo funksionon në një vend si SHBA, imagjinoni në vende si ky yni.

Praktikisht kështu janë përzgjedhur, promovuar e tani mbështetur, qenie si Rama e Veliaj. Po kështu përzgjidhen dhe gjithë të tjerët më poshtë si këta të drejtësisë së re. Të gjithë janë peng i të shkuarës së tyre dhe mungesës së integritetit, prandaj do vazhdojnë të përdoren për interesa që janë tërësisht kundër interesave të shqiptarëve.

A do rrinë shqiptarët të shohin se si po shkatërrohet ky vend e bashkë me të dhe jeta e familjet e gjithsecilit?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...