‘Po iu them në sy, do merrem personalisht’/ Drejtësia e Re çon në vend amanetin e padronit Rama, Fredi Beleri dënohet politikisht me 2 vite burg

Tuesday, 05 Mars 2024 16:49

GJKKO ka denuar me 2 vite burg Fredi Belerin. Ndërsa Fredi Kokoneshin me 3 vite shërbim prove.

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, ishte produkt i pastër i orientimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama, pas një paralajmërimi gjatë fushatës elektorale të 14 majit. 

 

Rama deklaroi disa herë në tubime publike, por edhe në një studio televizive vetëm pak orë para arrestimit të do të merrej personalisht me Fredi Belerin, ‘është një maskara dhe se do të merret vetë personalisht me të’.- thoshte Rama dhe SPAK zbatoi urdhërat.

Dhe drejtësia e re nuk ka ngurruar që t’ia plotësojë deri në fund dëshirën Edi Ramës duke dënuar ditën e sotme kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Belerin. 

Kështu mbyllet një proces i pastër politik në një shtet autokratik ku organet e drejtësisë kontrollohen dhe zbatojnë urdhërat politike të një njeriu të vetëm.

Ja çfarë thoshte Edi Rama për Fredi Belerin që pak orë para se të niste ndaj tij sulmin politik me drejtësinë e kontrolluar prej tij:

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...