Topalli: Kemi humbur 12 vite, janë shumë, ndaj duhet reflektim i madh për gjithkënd

Tuesday, 05 Mars 2024 16:51

Në nisje të mbledhjes së Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD, një nga figurat më të njohura të PD, znj. Jozefina Topalli,  iu është pprgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Znj, Topalli evidentoi së parise janë “tre probleme madhore. Problemi i parë është pamundësia nga mazhoranca për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo kërkon një reflektim dhe një plan shumë të menduar. 

 

Problem i dytë madhor është sepse opozita dhe shoqëria shqiptare ka kryetarin e opozitës në arrest, në një proces politik, pa akuzë, pa provë dhe të dënuar nga një gjykatëse, e cila është shkarkuar për korrupsion nga vetë Berisha kur ishte president dhe sipas mediave ndërkombëtarë, ajo ka dalë se ka bërë falsifikime, është dënuar për falsifikime dhe është dënuar për të mos lëvizur në vendet e Bashkimit Evropian.

I treti është varfëria. Problemi i varfërisë, i krimit, i korrupsionit dhe i të gjithave sigurisht zgjidhet pasi të zgjidhen këto dy të parat së bashku me fuqizimin e opozitës dhe për fuqizimin e opozitës, sigurisht bashkimi i deputetëve, i çdo demokrati , i qytetarëve, kthimi i besimit tek ata është themelore."

Pyetje: Znj. Topalli, bashkim me votë apo pa votë? Ju keni qenë gjithmonë flamurtare e garës në parti...

Topalli: Patjetër.

Pyetje: Si ishin ndryshimet e sotme, ku një pjesë e anëtarëve të cilët nuk e kanë mbështetur më parë Berishën, sot bashkohen dhe bëhen anëtarë të Kryesisë, pa garë?

Topalli: Atëherë, do të them një gjë. Për mua është gjëja më normale që të ketë njerëz që nuk janë dakord me Kryetarin e partisë. Por nuk më duket normale që të mos njohësh Kryetarin e partisë. Po nuk është rasti. Nuk është rasti ky. Ajo që është themelore për çdo opozitar, jo vetëm për deputetët (sigurisht më shumë për deputetët) por për çdo qytetar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi  kushtetues, të ligjit, kundër çdo padrejtësie për të parë vendin e vet që të vibrojë përmes mekanizmave demokratikë që sigurisht është gara, është respektimi i statuteve, ligjeve etj. kështu që secili gjen zgjidhjet e veta, por unë mendoj se në kushtet që jemi ne duhet të fokusohemi te tre elementët kryesorë. Ne jemi një parti që na kanë vjedhur emrin, na kanë vjedhur vulën, jemi një parti me kryetarin e opozitës në arrest pa akuzë, të dënuar nga një gjykatëse të shkarkuar për korrupsion, e dënuar për falsifikim, e dënuar për të mos lëvizur në vendet e tjera të BE-së.

Pyetje: Po ju keni akuzuar vazhdimisht Lulzim Bashën, asokohe Kryetar i PD-së, se ka devijuar nga vota dhe se postet në PD i përcakton ai dhe jo vota e demokratëve. A duket sikur sot ju keni devijuar, PD-ja e Rithemeluar, ka devijuar nga parimi që vendosi në Kuvendin e 11 Dhjetorit që në thelb dhe në themel të çdo procesi duhet të jetë vota?

Topalli: Unë nuk kam ndryshuar asnjë gjë.

Pyetje: E kam fjalën PD-ja.

Topalli: Jo jo, unë personalisht - nga ajo që kam thënë për Lulzim Bashën dhe e përsëris të njëjtën gjë për çdo model të Lulzim Bashës.

Pyetje: Për ndryshimet e sotme, çfarë mendimi keni?

Topalli: Do të diskutojmë. Unë dua të shkoj atje, nuk dua të paragjykoj. Mençuria e njeriut është që të mundohemi të mos paragjykojmë dhe unë nuk ia lejoj vetes një gjë të tillë. Por unë një gjë e kam kuptuar nga tre dekada eksperiencë. Nuk të bën karrigia, as lider , as të besueshëm. Vendimet që merr, qofshin këto edhe të moskuptuara në fillim, vendime të forta që ndoshta kundërshtohen nga shumica , kur ti mendon se janë të drejta, duhet t’i marrësh. Nuk është karrigia, është qëndrimi dhe mbrojtja e disa parimeve dhe e disa vlerave themelore në të cilat ne besojmë.

Pyetje: Sot ndryshimet do t’i kundërshtoni apo do t’i mbështesni?

Topalli: Nuk jam ulur për t’i diskutuar me të tjerë, por në parim absolutisht unë dua bashkimin e çdo qytetari , bashkimin e çdokujt, e çdo demokrati pa dyshim sepse përçarja e deputetëve ka qenë një kosto shumë e lartë për opozitën dhe shoqërinë shqiptare.  Mos harroni kurrë dhe në këtë moment që ne flasim, ne kemi humbur 12 vite. 12 vite në jetën e një njeriu janë shumë ndaj dhe duhet një reflektim shumë i madh për gjithkënd.

Pyetje: Po z. Basha a duhet t’i bashkohet opozitës?

Topalli: Mirupafshim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...