Pasi inaguroi ditën e djeshme bazën e NATO-s, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai i është përgjigjur fletëthirrjes për t’u paraqitur në orën 10:00 në SPAK.
Pas mbi dy orë, Peleshi doli nga SPAK dhe nuk dha asnjë prononcim për mediat.
Burimet bëjnë me dije se Peleshi është thirrur për hetimin për inceneratorët, marrëdhëniet me Klodian Zoton dhe për procedurën e matësave të ujit kur ka qenë në bashkine e Korçës.
Më herët, ai është përballur edhe me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.
Kujtojmë se Partia e Lirisë e ka paditur më herët në SPAK ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e akuzuar atë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.