Berisha: Rrogat e mësuesve janë ulur me 40% në 4 vite, dhe rrogat e ofiqarëve të lartë janë 3-fishuar

Premte, 08 Mars 2024 00:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka folur për mësuesit në ditën e tyre të 7 marsit.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha tha se, rrogat e mësuesve janë ulur me 40 për qind në këto 4 vite, ndërsa rrogat e zyrtarëve të lartë janë rritur me 2-3-fish më shumë. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, asnjëherë dhe kurrë nuk do kesh sistemin arsimor që do në rast se mësuesin, mësuesen nuk e vendos në piedestalin që meriton. 

Ky është kushti i parë për të pasur arsimin e duhur, edukimin e duhur.

Çfarë ndodhi me mësuesit këto 10 vite?

Këto 10 vite, mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të paguar të të gjithë Ballkanit dhe rajonit, falë një politike që synonte mësuesin në piedestal, ata sot kanë rrogat më të ulëta. 30-40 përqind më të ulëta se në Kosovë.

Ndërkohë, rrogat e larta të ofiqarëve të lartë dy dhe trefishohen.

Rrogat e mësuesve sot, krahasuar me inflacionin e 4 viteve të fundit, jo të 10 viteve, por vetëm të 4 viteve të fundit, janë 40 përqind më të ulëta.

Rilindja është vërtetuar një barbari e vërtetë për sistemin arsimor.

U bënë përpjekje të mëdha për modernizimin e këtij sistemi me shpenzime serioze, por vullnetin e hekurt. E shndërruam internetin nga mollë e ndaluar për fëmijët shqiptarë, në një mjet, në një univers në të cilin mund të lundronte falas çdo fëmijë i këtij vendi.

Mësimi jepej me dy-tre turne. Hoqëm turnet në shkolla dhe rindërtuam mbi 1300 objekte shkollore në mbarë vendin.

Pra, bëmë çdo gjë miqtë e mi që ta merrnim, ta trajnonim në mënyrën më serioze arsimin shqiptar, mësueset dhe mësuesit, të bindur se kjo është rruga e vetme për të përgatitur të ardhmen tonë.

Rezultatet nuk munguan, dihet tashmë se ne patëm ngjitje vertikale, u bëmë njëri nga vendet me ngjitjen më vertikale në testin e PISA-s për cilësinë e arsimit.

Sot është një ditë flamuri në gjysmë shtizë për arsimin shqiptar, sepse PISA e këtij viti, që përfshinte tetë vitet e sektit të Rilindjes në pushtet, shënoi për fatin tonë më të keq, rënien më të madhe në botë të cilësisë së arsimit.

A nuk është kjo një arsye për të ulur në gjysmë shtizë flamurin në arsimin tonë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...