Berisha: Doktrina e Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukjen e familjes dhe vlerave të saj

Premte, 08 Mars 2024 00:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën kundër arrestimit politik të tij është shprehur se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Fjala: 

 

Miqtë e mi, unë fola këtu vetëm për arsimin parauniversitar.

Në gjendje edhe më të mjerë është arsimi universitar. 

Barrierat e vendosura me mesatare si satër kasapi mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, i përzënë ata pasivisht nga Shqipëria dhe largohen e marrin rrugët e botës të pashkolluar, për të siguruar kafshatën.

Por cila është përmbajtja sot?

Përmbajtja sot është identike, është më e keqe se e ajo e diktaturës komuniste.

Ajo bazohej në glorifikimin e të keqes, kurse përmbajtja sot në shkolla bazohet në glorifikimin e perversitetit, luftën shkatërrimtare kundër familjes, vlerave të saj, kundër prindërve.

Miqtë e mi, në qoftë se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Ky është sistemi i sotëm arsimor.

Në të gjitha aspektet shënon rrënimin më të madh.

Dhe kjo sepse diktatura e re e vendosur nga aleanca e pushtetit me krimin dhe mafien, ka si synim kryesor pasurimin e organizatës kriminale qeveritare.

Ka si synim kryesor përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.

Shkatërrimin e këtij kombi.

Dhe ka realizuar në këto vite më shumë se 40 pushtime të marra së bashku në të gjitha kohërat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...