Pasi i kërkoi SPAK të hetojë Manastirliun, shoku i Ramës pyet: Pse më thërrisni akoma, po me hetoni, apo për t’u treguar shokët e tjerë?

Premte, 08 Mars 2024 22:41

Ish-ministri i Shëndetësisë, shoku i ngushtë i Edi Ramës, ka folur sot, pas katër muajsh hyrje-dalje në SPAK.

Ilir Beqaj ka thënë për gazetarët se ende nuk e di nëse thirret në organin e akuzës si person nën hetim apo si palë e tretë për çështjen e “Sterilizimit”. 

Pak ditë më parë, Beqja i kërkoi SPAK-ut të hetojë Manastirliun për arsyet se pse nuk u vu në punë investimi i bërë për sterilizimin, ku nevoja ishte urgjente. Gjatë asaj kërkese, Beqja u kujdes që t’i çojë edhe shokut Rama, një mesazh që nënkuptonte se di gjëra për aferën më shumë sesa flet.

Sot, Beqja ka shprehur një habi se pse thirret ende në SPAK, pasi sipas tij, një dokument i kancelares e cilëson atë si palë e tretë.

Mesa duket Beqja po vijon t'i kërkojë Ramë që ta leri reaht me SPAK-un, ose do flasë sërish, siç foli për Ogertën.

Sa i përket akteve hetimore për të cilat SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh për t’i tërhequr, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta.

Ai tha se duhet “të ndahet” nëse është person në hetim apo palë e tretë lidhur me këtë rast.

Për aktet hetimore SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh nëse do t’i merrni, si do t’i siguroi aktet?

Beqaj: Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam

Keni thënë se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare, kemi parë edhe pasardhësen tuaj zonjën Manastirliu në SPAK, a  referoheshit faktit të thirrjes së zonjës Manastirliu?

Beqaj: Kam këkruar të hetohet pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...