Kryetari i Partisë Demokratike mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Barka

Premte, 08 Mars 2024 22:43

Kryetari i Partisë Demokratike ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Kosta Barka. 

Berisha ka vlerësuar ndershmërinë dhe aftësinë e Barkës si deputet, i cili fitoi besimin e minoritarëve dhe qytetarëve të Gjirokastrës.  

 
 

Mesazhi i ngushëllimit të liderit të PD:

Kosta Barka mylli sytë përgjithmonë. 

Të dashur miq, Kosta Barka, ish-ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës mbylli sytë përgjithmonë!
Ky është një lajm i hidhur për familjen, miqtë e tij por edhe për Dropullin, Gjirokastrën, Partinë Demokratike dhe Shqiperinë. 

Kosta Barka ishte bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor. Ai ishte një demokrat i vendosur dhe personalitet i aftë, i ndershëm i respektuar që fitoi besimin e zgjedhësve të tij në minoritet dhe Gjirokastër dhe i përfaqësoi ata me përkushtim të veçantë në Parlamentin e vendit. Kosta Barka kreu me nder, aftësi dhe efiçencë të plotë detyrën e ministrit në qeverinë e koalicionit të Partisë Demokratike dhe mbeti deri në fund të jetës së tij një veprimtar i shquar dhe i palodhur i saj.
Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar tç tij dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë që kami patur, unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve, komunitetit të Dropullit dhe Gjirokastrës për humbejn e rëndë dhe të pakompensueshme dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Kosta Barkës të gjejë paqen e merituar. Amin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...