Deputeti demokrat, Tritan Shehu, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi deklaratat e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë të cilët janë shprehur se sanksionimi i Berishës është antiligjor dhe pa prova, duke përfshirë këtu dhe shpalljen non grata të Berishës.
Është një raport interest i ambasadorëve amerikanë, njerëz me eksperiencë dhe që e njohin mirë politikën e jashtme, njerëz që nuk është se nuk janë influent edhe në misionet e politikës së jashtme amerikanë nëpërmjet opininoneve të tyre, të respektuara dhe të dëgjuara, jo vetëm thjeshtë në media.
Në lidhje me matërialin që kanë shkruar dhe kanë paraqitur për Ballkanin Perëndimor ku meret në analizë Shqipëria, Maqedonia, Kosova, elementi i parë që bie në sy është befasimi apo kënaqësia e tyre që konceptet, amerikanizmi apo ndjenja pro amerikanë është shumë e fortë në vendin tonë në Shqipëri.
E dyta qështë që vullneti i shqiptarëve në tërësi është vullneti europian dhe perëndimor.
Duke hyrë pastaj në gjëra konkrete direkte, në atë që lidhet me deformimet e thella të demokracisë në vendin tonë, me arbitraritetin dhe me atë që të çon te forcimi dhe krijimi i autokracisë së Ramës, gjë e cila bie ndesh me vullnetin e shqiptarëve për t’i përkitur perëndimit .
Sepse autokracia nuk është një fenomen perëndimor, por është një fenomen lindor.
Është një fenomen që lidhet me hapësirat lindore dhe që bie ndesh me parimet e demokracisë perëndimorë dhe europiane.