Berisha: Djegia e spitalit të sapondërtuar nuk hetohet sepse prokurorët e krimit manipulojnë çdo dosje për interesa të Edi Ramës

Diel, 10 Mars 2024 19:52

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe për djegien e spitalit të Urgjencës, të sapo ndërtuar.

Berisha tha se, kjo ngjarje nuk hetohet sepse prokurorët e krimit manipulojnë çdo dosje për interesa të Edi Ramës. 

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, para jush kam denoncuar djegien shumë milionëshe, të qëllimshme të spitalit të sapondërtuar, të inauguruar disa muaj më parë.

Sot, të sëmurët nuk kryejnë më asnjë ekzaminim, por shpërndahen në të katër anët e Tiranës.

Meqenëse ministrja, meqenëse drejtoresha janë njerëz të pushtetit, gjer sot nuk ka asnjë të fajësuar për zjarrin e rënë dy herë në objekt, për djegien e miliona e miliona eurove.

Gjithçka mbulohet nga errësira.

Gjithçka mbulohet nga prokurorët e krimit.

Më kriminelë se sa ata që rrinë skutave, sepse atyre qytetari, atyre ligji u ka besuar institucionin e akuzës.

Të dashur miq, sot ju jeni qytetarët më të pambrojtur në Europë dhe botë, sepse lista dhe vendimet, lista për ata që do gjykohen dhe vendimet merren në zyrat e kreut të Meduzës.

Por a ka liri, a ka të ardhme, a ka zhvillim për një shoqëri pa drejtësi?

Jo dhe jo!

Ndaj dhe solla këtu vetëm disa raste.

Me dhjetëra dhe qindra të tjera mund të sjell para jush.

Sot ju keni prokurorë, keni gjykatës të aftë të kryejnë çdo krim me gjakftohtësi.

Të falsifikojnë, të manipulojnë çdo dosje për interesa të krimit dhe Edi Ramës.

Ju jeni qëndrestarë, qëndrestarë të të vërtetës.

Ju garantoj se rrallë ndonjëherë në histori mund të ketë pasur njerëz që të kenë zhvilluar një betejë më epike, më të rëndësishme, më të jashtëzakonshme se kjo që po zhvilloni ju sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...