“Muaji i madhnueshëm i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin.
Ju uroj dhe njëherë të gjithë ata që agjërojnë dhe e nderojnë këtë muaj.
Por uroj gjithashtu të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe.
Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë”, tha Berisha, duke shtuar se fatin duhet ta marrim në duar vetë.
Lideri i opozitës theksoi se vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre.
“Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi.
Mosbindja civile është rruga e vetme.
Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikojnë vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembullt në Europë.
Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjimin tone”, tha Berisha.