Lideri i opozitës Sali Berisha tha se projekti për Skavicën do u kushtojë qytetarëve shqiptarë 1 mld euro.
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se kreu i regjimit, Edi Rama, ishte në Dibër, por nuk foli asnjë fjalë për Skavicën
“Në Dibër foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën.
A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro.
Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard.
Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar.
Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.
Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit.
Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama.
Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbuluesin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi.
Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA.
Atje ai dënohet, McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem.
Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi”, tha Berisha.