'Çështja Partizani'/ Malltezi: Nisi me diktakt politik, kallëzimin e rremë të Ballës, SPAK e përktheu si pretendime të vetat

Tuesday, 12 Mars 2024 20:47

 

"Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg, në fazë hetimesh, pa asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi, që të tregojë se ata kanë kryer një rol  në atë që njihet si çështja “Partizani”.

Prof. Argita Malltezi së bashku me avokatët Genc Gjokutaj, Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderaj kanë dalë sot në një konferencë shtypi lidhur me procesin politik që po zhvillohet në SPAK ndaj liderit të opozitës, z. Sali Berisha dhe anëtarit të Kryesisë, Prof. Jamarbër Malltezit. 

 

Në fjalën e saj ndër të tjera për atë që njihet si Çështja “Partizani”,  znj, Malltezi tha:

“Shkak për thirrjen e kësaj konference sot është bërë një veprim procedural i SPAK i bërë në kuadër të nenit 246/paragrafi 6 i Kodit të Procedurës Penale në bazë të të cilit, Prokuroria detyrohet çdo dy muaj të bëjë një raportim përpara gjykatës për të treguar çfarë veprimesh hetimore ka kryer, për çfarë është përdorur koha nën hetim, kush janë provat që ka prodhuar ky hetim, si ndikojnë këto prova në pretendimet e Prokurorisë dhe kryesoja, si ndikojnë në masën e arrestit. 

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg, në fazë hetimesh, pa asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi, që të tregojë se ata kanë kryer një rol  në atë që njihet si çështja “Partizani”.

Fillimisht, unë dua t’ju bëj një prezantim të disa prej pikave kryesore që edhe janë përmendur, por janë të rëndësishme për të kuptuar se pse ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova, ose duhet të pranohet publikisht që masa e arrestit nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit.

Më pas avokatët do të sqarojnë momentet procedurale secili, duke përfshirë edhe raportimin që ka bërë SPAK për periudhën dymujore të hetimeve, që nga momenti i vendosjes së masës së arrestit në shtëpi për Sali Berishën dhe në vijim. Ky është raportimi i dytë për Malltezin dhe i pari për Berishën.

Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla në 1 dhjetor 2020 bëri një kallëzim penal, i cili shumë shpejt u kuptua që ishte një kallëzim i rremë, në të cilin ngrinte disa pretendime që pastaj SPAK i përktheu të gjitha në pretendime të vetat.

Pretendimi i parë ishte pronarët janë shpronësuar në kohën e Italisë, pasi toka është marrë për interesa publike dhe u është kompensuar me para. Për këdo në botë vlen parimi që ligji njihet. Pra, nuk mund të dalë dikush e të thotë “nuk e njoha ligjin”. Ky nuk është pretendim. Nëse ke shkelur ligjin, qoftë edhe nga padija, kjo të ngarkon me përgjegjësi penale. 

Ky është kallëzim i rremë. Taulant Balla duhet të ishte sot në bankën e të akuzuarëve me përgjegjësi penale për kallëzim të rremë.

Kjo nuk ka ndodhur, ndonëse Fletoret Zyrtare, të cilat kanë botuar ligjet e kohës, pohojnë që toka ka qenë e rekuizuar. Pra, përjashtojnë kategorikisht një status tjetër, atë të shpronësimit.

Këto Fletore Zyrtare i ka dhe SPAK, sigurisht, sepse janë akte të botuara, por ndonëse këto janë kërkuar, pra është bërë një kallëzim për kallëzim të rremë për Taulant Ballën në fund të gushtit – fillim shtatorit 2023, ku i janë afruar SPAK një sërë dokumentesh të cilat përmenden  në këtë prezantim, SPAK nuk e ka marrë Taulant Ballën për këtë vepër penale.

Image

Jo vetëm kaq. Në çdo moment, kur Edi Rama ka bërë një presion publik, përveç atyre që ka bërë pas kuintave ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, siç mund të shikohet radha e veprimeve procedurale të radhitura anash, SPAK ka intensifikuar veprimet procedurale.

(Shfaqet video me një fjalim të Edi Ramës, që thotë: “Në këtë rast ka një detyrim, që e ndalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara...”)  

Image

Një nga pretendimet e tjera të ngritura në kallëzimin e Taulant Ballës dhe të inkorporuara në pretendimet e SPAK, por jo vetëm, më kryesorja, të inkorporuar në vendimin 112 të datës 20.10. 2023, që i caktoi masën arrest me burg Jamarbër Malltezit dhe masa të tjera të kufizimit të lirisë, Sali Berishës, ishte pretendimi se Sali Berisha ka ndryshuar destinacionin në zonë sportive.

Kjo që shikoni është vendimi i Këshillit Teknik  të KRT të bashkisë Tiranë, e përbërë krejtësisht nga dhjetë drejtorë të besuar të Edi Ramës, të cilët, në 10.5.2006, ndryshuan destinacionin e një pjese të zonës pa kërkesë të pronarëve dhe në një kohë kur pronarët nuk kishin asnjë kontratë zhvillimi me ndonjë kompani ndërtimi. Pra, është bërë nga bashkia Tiranë për arsye të tjera.

Më pas, një muaj më pas, KRT e bashkisë Tiranë miratoi ndryshimin e destinacionit dhe këtë gjë e firmosi Edi Rama."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...