FAKTET/ Stisja e sulmit politik ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës

Tuesday, 12 Mars 2024 20:50

Më 20 tetor 2023, Prokuroria Speciale, me miratimin e gjykateses Irena Gjoka,në kundershtim me Kushtetutën vendosi ndalimin e largimit jashtë shtetit për Sali Berishen dhe detyrimin per t’u paraqitur në SPAK dy herë në muaj si dhe arrestimin e Prof. Jamarbër Malltezit, si persona nën hetim.

Hetimi 3-vjeçar i nisur në bazë të kallëzimit të rremë të Taulant Ballës më 1 dhjetor 2020, në lidhje me dyshimin mbi pronësinë e tokës dhe procedurën e privatizimit të ish-Klubit Partizani, pas veprimeve shteruese, siç i konsideron vetë SPAK, nuk gjeti dot asnjë fakt, provë apo dokument që të fajesonin Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. 

 

Masat e sigurisë u vendosën pa i marrë kurrë në pyetje Berishën dhe Malltezin dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Nga 31 dhjetori 2023 deri sot, lideri i opozites Sali Berisha ndodhet ne arrest shtepie duke i mohuar të drejtën e komunikimit dhe të ndjekjes së Parlamentit, ndërkohë që çështja është nën hetim, ndonese Kushtetuta dhe ligji nuk e parashikojnë nje gje te tille, e madje përcaktojnë një rregjim krejt tjetër për këto çështje. 

Sipas ligjit, cdo 2 muaj duhet te rishqyrohen masat, me qëllim që të verifikohet se të dhënat e nxjerra nga hetimi kërkojnë mbajtjen e tyre. Pas shtyrjes pa asnje motiv ligjor te kerkeses per heqjen/pushimin e masave, konstatojme se ne rreth 1600 faqe te reja te dorezuara se fundmi nga SPAK, nuk ekziston asnje dokument, asnje prove, asnje fakt dhe deshmi qe te fajesojne apo implikojne as Sali Berishen e as Jamarber Malltezin ne ndonje proces.

Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës.

Image

Në to ka me qindra e qindra faqe për lista të investimeve te Ministrise se Sporteve ne gjithe Shqiperine, liste-pagesa te kompanive private, dosje gjyqsore te personave te ndryshem - qe te gjitha pa asnje lidhje me Sali Berishen apo Jamarber Malltezin, apo ceshtjen ne hetim.

Nuk ekziston asnje shkrese, prove apo qoftë edhe arsyetim llogjik nga SPAK, qe te justifikojë masat e vendosura ndaj Sali Berishes. Asnje prove, fakt, dokument, apo deshmi qe te provoje fajesi te Sali Berishes apo Jamarber Malltezit, për cilindo nga dyshimet e ngritura nga SPAK

Propozimi për mbajtjen e masave shtrenguese nuk ka asnje arsye se si Sali Berisha mund te demtoje provat duke shkuar ne Parliament.

Ende mbeten te fshehura nga SPAK 350 kontrata te shitjeve qysh ne grope ne 2010-2011 qe siguruan vetefinancimin e projektit. Ende mbeten të fshehura nga SPAK disa dyzina kontratash që dëshmojnë blerjen e mbi 2100 m2 toke nga Jamarber Malltezi.

Stisja e sulmit politik ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës

Znj. Argita Malltezi, e bija e liderit të opozitës, z. Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, i përfshirë në të njejtin proces politik nga SPAK , paraqiti sot para mediave faktet që dëshmojnë se zvarritja e hetimeve sterile dhe mbajtja e Berishës nën masë sigurie në kundërshtim me Kushtetutën, Kodet dhe kushtet ligjore për vendosjen e tyre, bëhet me urdhër politik të Edi Ramës dhe për t’i shërbyer qëllimit politik të tij.

Në vijim, faktet e paraqitura sot para mediave:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...