Mazhoranca dhe opozita duket se po shkojne drejt një marrëveshje për kthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit.
Burime nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, bëjnë me dije se u dakordësua që palët të ulen për komisionet hetimore për ‘TIMS’ dhe kontratat koncensionare të shëndetësisë.
Pritet që PS dhe PD të ulen për të disktuar objektin e hetimit.
Mazhoranca tërhiqet nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS.
Në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakort që Opozita do të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.
Është vendosur në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 Tetori 2023 e deri më sot.
Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve.