PS-PD arrijnë dakordësinë, SHBA: Të inkurajuar nga rikthimi i normalitetit në Kuvend

Tuesday, 12 Mars 2024 20:58

Pas lajmit se mazhoranca dhe Partia Demorkatike, grupimi i Rithemelimit kanë arritur një dakordësi për rikthimin e normalitetit në Kuvend, nuk ka munguar reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në një reagim të shkurtër në Facebook’, SHBA thotë se është e inkurajuar nga ky lajm dhe iu bën thirrje deputetëve që të bëjnë detyrën e tyre brenda parlamentit. 

 

‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit’, thuhet në reagim.

 
Login to post comments