Dakordësia PD-PS, reagon BE: Një parlament që funksionon mirë, është thelbësor

Tuesday, 12 Mars 2024 21:01

Pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Kuvend pas marrëveshjes mes PD e PS. 

 

Më tej, në reagim thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit.

Reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë: 

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Login to post comments