Krim shtetëror, e ka cilësuar ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, shpërthimin e pak javëve më parë në pronën e deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën dy punëtorë, teksa punonin në një magazinë.
Shehaj tha se tashmë është faktuar se asnjë nga institucionet që kanë për detyrë që të vepronin, nuk kanë vepruar.
Shehaj tha se Policia ka tentuar të fshehë ngjarjen, sikundër tentoi të falsifikonte edhe deklaratën e vëllait të nënkryetarit të bashkisë së Lushnjes.
Ajo tha se SPAK nuk duhet të hetojë vetëm ngjarjen e 1 marsit, e cila nuk duhet të kalohet si një aksident nga pakujdesia, por minimalisht si një vrasje nga pakujdesia.
Shehaj tha se kanë dështuar jo vetëm institucionet locale, por edhe KQZ, ILDKPI-ja.
“Ne s’jemi vetëm të vjedhur, por edhe të vrarë, pasi në atë shpërthimin në Lushnje, u vranë babë e bir”, tha Shehaj.