Berisha: Shpenzimet e Sali Berishës në 8 vite, shumë herë më të ulëta se ato të Edi Ramës me 'Ismailin' e tij në 6 muaj

Hënë, 18 Mars 2024 11:31

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe njëherë tjetër te udhëtimet luksoze të kryeministri Edi Rama me avionë privatë.

‘Shpenzimet e Sali Berishës në 8 vite, shumë herë më të ulëta se shpenzimet e Edi Ramës me Ismailin e tij në 6 muaj’, u shpreh Berisha në protestën e sotme poshtë banesës së tij. 

 

Berisha: Së fundmi thashë dhe njëherë, shkon gjuha tek dhëmbi dhe tani kërkon e thotë se me udhëtimet e tij të panumërta, të pafundme, me Ismailin e tij me të cilin e falimentoi ‘Air Albanian’, po e falimenton linjën, deklaron me papërgjegjshmëri të plotë se janë shpenzime më të ulëta se të paraardhësit tim.

Nuk ka paturpërsi më të madhe, nuk ka gënjeshtër më të turpshme.

Edi Rama hajde ti marrim çdo qindarkë shpenzimet.

Shpenzimet e Sali Berishës në 8 vite janë shumë më të vogla, shumë herë më të ulëta se shpenzimet e tua me Ismailin në 6 muaj.

Janë 22 mln euro me 142 udhëtime në 18 muaj.

Jo vetëm kaq.

Gjerësisht përflitesh se me avion tënd privat të përdorur në mënyrë më abuzive me transportuar, dhe kjo don hetim, para, dengje, baule me euro dhe narko euro, të vjedhura në tendera, prokurime, ryshfete etj.

Ke transportuar me baule diplomatike drogëra të forta.

Hajde shpëlaju para shqiptarëve për të gjitha këto.

Hajde të bëjmë hetime, ti bëjmë hetimet një për një, të dalësh, por nuk del dot ti, se ti je i kalbur ti vdes nga frika e Sali Berishës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...