Berisha-Ramës: Hajde hetojmë pasurinë time dhe tënden. Si t’u 16-fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeministër?

Hënë, 18 Mars 2024 11:36

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pasuritë e tyre personale.

‘A mund t’u thuash ti qytetarëve, si t’u 16-fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeministër?’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.  

 

BerishaSiç thotë populli që shkon gjuha ku dhemb dhëmbi, edhe atij sot i shkoi gjuha te dhëmbi i kalbur.

Po ju rikujtoj çfarë tha sot, se natyrisht boshti i përroit të tij psikik, aksi i përroit të tij psikik është Sali Berisha, vetëm Sali Berisha.

Miq!

Sali Berisha për Edi Ramën është i gjithëfuqishmi, është fundi i tij, ndaj dhe sot u tha anëtarëve të kupolës së krimit se ata që numërojnë udhëtimet e mia me çarter dhe bërtasin për miliona euro të shpenzuara, edhe pse sot shpenzimet e mia janë më pak se ato të paraardhësit tim.

Le të ndalemi pak këtu miq!

Nëse të ka mbetur, i them atij, por absolutisht nuk i ka mbetur, qoftë edhe një nonagram guxim, kurajo, integritet hajde të krijojmë komision hetimor qytetar.

Zgjidh ti 5 deputetë të partisë tënde dhe 5 deputetë demokratë.

Zgjidh  ti 5 socialistë jashtë parlamentit dhe 5 demokratë jashtë parlamentit dhe të bëjnë një hetim të plotë për çdo gjë për Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Edi Rama ti s’mund ta pranosh kurrë këtë, ti nuk e pranon dot kurrë këtë.

Se Sali Berisha pas 53 viteve punë, me kursimet e rrogës së vet dhe bashkëshortes ka arritur të ketë 37 metër katrorë sipërfaqe banimi më shumë se ajo që ka patur në vitin 1987.

Edi Rama se bën dot ti se në vitin 2009 kishe të deklaruara në ILKP, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Ndërkohë ndërtojë sarajet me gjatësi themelesh 57 metra, sa një pallat.

Edi Rama nuk e bën dot ti këtë sepse Sali Berisha jeton si qytetar në një apartament me 125 metër katrorë.

Kurse ti, jeton në saraje me gjatësi 57 metra, me materiale super të kushtueshme.

Jeton në saraje me një kopsht 5 mijë metra katrorë.

Se bën dot ti këtë sepse ke mashtruar se blerë me 2 dollarë metrin katrorë të tokës në një kohë kur kushtonte minimumi 20-25 dollarë me dokumente zyrtare.

Nuk e bën dot ti këtë Edi Rama, sepse edhe atë kopsht e ke plaçkitur në shkelje të ligjeve të vendit sepse nuk mund të shndërrohej në park, e as kopsht privat sepse kishte krejtësisht tjetër destinacion si tokë në atë vend.

A mundesh ti, të krijojmë një komision hetimor, edhe ndërkombëtar po deshe.

Të hetojmë pak, kur ishe kryetar bashkie për ty Tirana gumëzhinte mister 20%. Ndërtuesit rëndom e dinin se jepje lejen vetëm të një shkalle dhe duhej të të paguanin dhe për shkallën tjetër dhe të tretën me radhë.

Dhe të gjitha këtu u përmblodhën në një raport të OSBE-së që thanë se, ke 200 milionë euro në bankat ofshore, sapo u bëre kryeministër.

Hajde pra Edi Rama ti kontrollojmë të gjitha llogaritë, edhe ato ofshore edhe këto onshore, edhe  ato ku i ke fshehur edhe këto në Tiranë.

Le ti lëmë ato ku i ke fshehur, po merrem vetëm me këto në Tiranë.

A mund ti thuash ti qytetarëve, si tu 16-fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeministër. Nga të bien ty, nga qielli të bien ty këto pasuri.

Edi Rama është koha të hetohemi.

Login to post comments