Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS-së se nuk lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri.
‘E fshehin sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të mbështetësve të liderit të opozitës.
Berisha: Miqtë e mi, gjendja është emergjencë, Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit.
Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojnë djegien e spitalit të ri.
I sapondërtuar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete.
Turp, turp, turp!
Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre.
Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni?
E fshihni se ju jeni zjarrvënësit e vërtetë.
E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoreshë.
E fshihni se ministra është favoritja e tij.
E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri publike.