Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas pamjeve skandaloze, ku kryeministri Edi Rama shihet duke shtyrë gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta.
Ramës nuk i pëlqyen pyetjet e gazetares dhe zgjodhi jo vetëm dhunën verbale si zakonisht, por edhe kontaktet fizike.
Berisha e quan këtë nj akt të shëmtuar prej gangsteri.
“Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhune fizike e Edi Ramës ndaj gazetares së mirënjohur Ambrozia Meta. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar. Krim,” shkruan Berisha.