Në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.
Shehu theksoi se izolimi i Berishës është veprimi më i shëmtuar, më antidemokratik, veprimi më represiv që mund të ndodhi mbi një popull.
‘Ishte kjo mbledhje ky qëndrim ky vazhdim që realizoi dhe bëri të mundur popullin e 20 shkurtit, atë popull i cili tregoi nga peshon kandari i mazhorancës së vërtetë të shqiptarëve, që tregoi se PD është forca më e madhe e këtij vendi, forca që do i japi ndryshimin e shumëpritur’, u shpreh Shehu.
Shehu: Lironi liderin tonë, lironi Sali Berishën! Sepse është veprimi më i shëmtuar, më antidemokratik, veprimi më represiv që mund të ndodhi mbi një popull, kur kërkojnë të izolojnë liderin e tyre, atë që ngjall shpresën e njerëzve kudo, por që u ngjall frikën autokratëve atyre që kërkojnë të zbatojnë pikërisht nëpërkëmbjen e të drejtave, nëpërkëmbjen e lirive.
Të dashur miq, ky takim i përmbrëmshëm toni këtu ka një efekt madhështor, në të gjithë vendin, në zemrën në mendjen e shqiptarëve, në atë pikë të transmetimit të mesazhit të qëndresës dhe të rezistencës ndaj atyre që duan të shkelin me këmbë të drejtat e një populli.
Ishte kjo mbledhje ky qëndrim ky vazhdim që realizoi dhe bëri të mundur popullin e 20 shkurtit, atë popull i cili tregoi nga peshon kandari i mazhorancës së vërtetë të shqiptarëve, që tregoi se PD është forca më e madhe e këtij vendi, forca që do i japi ndryshimin e shumëpritur.