Edhe sikur dikush të ishte munduar të krijonte një konventë të personazheve qesharakë në politikën shqiptare, nuk do ia kishte dalë të bënte atë që bëri Lulzim Basha me tryezën e sotëm.
Të gjithë karakteret e memeve shqiptare ishin mbledhur aty, duke nisur nga Basha e Ngjela e duke përfunduar te 'konservatori' Kujtim Gjuzi e 'kaçurrelsi' Kostaq Papa.
Por ky 'comic-con' shqiptar kishte të ftuar edhe një përfaqësues nga Partia e Pensionistëve Shqiptarë.
Ky ishte në fakt personazhi më serioz aty.
Kjo për faktin se ky ishte takimi ku Lulzim Basha po i bashkohej edhe zyrtarisht klubit të pensionistëve politikë.
Në cepin e tryezës ballore qëndronte i zakonshmi Preç Zogaj, aspak entuziast për takimin. Pasi mbajti një fjalim të thatë, nuk ndërhyri më, pasi e ka kuptuar se edhe kjo zgjedhje e tij, duke nisur që nga ato të kohërave të Aleancës, është një dështim.
Fjalën e mori më pas Bamir Topi, të cilit nuk dinin as çfarë funksioni t'i vendosnin te fleta prezantuese përpara. Kjo sepse klubi i pensionistëve politikë nuk përfaqëson ndonjë parti me votë përveç kryetarit.
Por për ata që nuk e dinë, Topi pati krijuar një parti dikur, të quajtur Fryma e Re. Pasi e la në përdorim teksa ishte president, e rimori dhe nuk arriti të merrte ndonjë votë si për ta kuptuar se postin e presidentit e kishte marrë falë bujarisë së demokratëve.
Më pas partinë ia mori Sali Shehu, duke e kaluar në pension politik.
Në cepin tjetër të tryezës qëndronte po kaq i heshtur edhe Rexhep Uka. Pensionin politik ai e kalon duke u marrë me fermën dhe bahçen. Nuk është çudi që mendjen ta kishte te bimët e kafshët se sa te tryeza.
Në fund, por jo nga rëndësia, më qesharaku i qesharakëve, Spartak Ngjela.
Këtë të fundit edhe mediat e Edi Ramës po e nxjerrin në pension pasi tani nuk e pyesin më për lajthitjet politike, por për shoubizin.
Ngjela foli për bashkim rreth Bashës, duke harruar se para pak ditësh kishte deklaruar se Basha nuk është politikan që ngjit.
Mos ua vini re. Demenca është tipike për klubin!