Trafikanti i kokainës në takim me Ballukun, Maznikun dhe Gonxhen

Premte, 22 Mars 2024 21:19

Eneo Sulejmanaj është 29-vjeçari që mbrëmjen e djeshme në Tiranë po transportonte 1 kg kokainë, bashkë me dy të rinjtë e tjerë Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Sulejmanaj po drejtonte automjetin tip “Tiguan” në momentin kur nuk iu bind Policisë dhe ka tentuar të largohen duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte, një prej agjentëve të antidrogës ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të makinës, duke e plagosur.  

 

Por, Eneo Sulejmanaj nuk është një emër i panjohur për publikun. 29-vjeçari mbante postin kryetarit të Shoqatës së Transportit Publik Ndërqytetas.

Në fotot e mëposhtme, ai shfaqet në të njëjtën tavolinë me tre ministrat e Ramës, Belinda Ballukun, Arbjan Maznikun dhe Blendi Gonxhen. Fotot i përkasin tetorit të vitit 2021, ku takimi zhvillohet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, teksa Gonxhe mbante postin e kreut të DPSHTRR-së, ndërsa Mazniku postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Pra siç duket, Balluku, Mazniku dhe Gonxhe ulen në një tryezë me një trafikant kokaine për të zgjidhur “hallet” e transportit publik, i cili vlen të theksohet se është një ndër sektorët më problematik në vendin tonë.

ImageImage

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mihal Duri”, teksa burime bëjnë me dije se Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni ishin nln vëzhgim prej rreth dy muajsh nga ana e sektorit të anti-drogës në Policinë e Tiranës.

Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës.

Për ngjarjen në kërkim është shpallur dhe një person i katërt. Pjesë e hetimeve është bere dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, lidhur me veprimet e kryera nga uniformat blu, ku nga verifikimet parparake AMP njofton se kanë qenë konform rregullave.

Login to post comments