Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar për letrën që nxori në publik Olsi Rama pas akuzave si një ndër organizatorët e trafikut të kokainës hetuar në dosjen “Xibraka” .
Në postimin tij Malltezi shkruan se Edi Rama që e ka shkruar letrën e të vëllait publikoi dy gënjeshtra të mëdha, edhe atë të kohës së ardhjes së Olsit në Shqipëri por edhe për historinë që përmend ai për klubin se kinse qeveria nuk i jep tre barraka.
“Në fakt, shkruan Malltezi, Edi Rama i ka bërë dhoro plot 37,000 m2 troje nga të cilat 5,164m2 sipërfaqe ndërtimore! Dhoro e Edvinit për biznesin privat të Olsit mban datën VKM 183 datë 09.03.2016! Pse Edi shtyu Olsin të bënte 2 gënjeshtra publike në 1 deklaratë? Përveç hallit me kokainën nëse do kish shtet ligjor dhe prokurorë të pavarur e jo lolo do duhej të jepte përgjigje për grabitjen e tokave publike për interes të xhepit të të vëllait!”
Postimi:
Pse gënjeu dje Olsi Rama dhe firmosi deklaratën e mllefosur të Edi Ramës?
Dje, i bezdisur nga miza nën kësulë, Rama lëshoi një deklaratë të gjatë e të mllefosur që e nxori si të Olsit. Pasi shau të gjithë ata që nuk lëpijnë vjedhjet masive të Edi Ramës, duke u përpjekur të viktimizonte Olsit i këputi disa gënjeshtra të trasha me shpresën se njerëzit nuk mbajnë mend dhe gazetarët nuk reagojnë. Rama tha se Olsi është kthyer në Shqipëri për të qenë drejtor Sportiv i Partizanit dhe se ngaqë nuk ndërhynte tek Edi, partizani ka mbetur pa disa barraka! 2 gënjeshtra të trasha nga sikleti: (1) Olsi Rama u kthye qysh në 2013 në Tiranë por veç 4 vite më pas, në Dhjetor 2017 i lindi në zemër ideja për të drejtuar Partizanin dhe me 5 Dhjetor 2017 shkon tek kursi i trajnimit për drejtues sportiv të Federatës siç mund të konfirmohet lehtë zyrtarisht. Pra nuk ka ardhur se kish lindur për të qenë drejtor teknik por kjo ide i lindi 4 vite pasi u kthye në Tiranë dhe 3 vite pasi që dështoi laboratori i kokainës në Xibrakë. (2) ndryshe nga gënjeshtra e Ramës (me gojën e Olsit) se kinse nuk i jep qeveria 3 barraka, në fakt Edi Rama i ka bërë dhoro plot 37,000 m2 troje nga të cilat 5,164m2 sipërfaqe ndërtimore! Dhoro e Edvinit për biznesin privat të Olsit mban datën VKM 183 datë 09.03.2016! Pse Edi shtyu Olsin të bënte 2 gënjeshtra publike në 1 deklaratë? Përveç hallit me kokainën nëse do kish shtet ligjor dhe prokurorë të pavarur e jo lolo do duhej të jepte përgjigje për grabitjen e tokave publike për interes të xhepit të të vëllait!