Berisha: Po përballemi me një censurë kriminale. T’u kallim datën në botën dixhitale këtyre hajdutëve dhe kriminelëve

Saturday, 30 Mars 2024 00:35

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi faktin se mediat në Shqipëri po censurojnë opozitën dhe denoncimet e saj.

Berisha e vuri theksin tek fakti se, dje mediat e mëdha nuk e publikuan denoncimin e Gazment Bardhi. Sipas Berishës, demokratët duhet të bëjnë betejën e tyre në mediat sociale. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

U ndala në këtë moment se nuk është i parëndësishëm.

Se përballemi me një censurë kriminale.

Se përballemi me një fushatë dezinformimi monstruoze.

Se përballemi me manipulime nga më të turpshmet në mediat e kontrolluara nga qeveria.

Ndaj dhe ju ftoj të përdorim sa më shumë mediat sociale.

Qytetarë, shprehni si në këtë parlament këtu, të vërtetat nga shpirti dhe zemra juaj.

Shprehuni në Facebook, shprehuni në mediat sociale.

T’u kallim datën në botën dixhitale këtyre hajdutëve dhe kriminelëve.

Me forcën e të vërtetës t’u japim atë që meritojnë.

Shqipëria po zien, shoqëria shqiptare po zien.

Ora po afron, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të lira, ky është zotimi ynë, ky është qëllimi ynë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Login to post comments