Kanë përfunduar zgjedhjet në bashkinë e Durrësit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Tre kandidatë ishin në garë për PD në qytetin bregdetar, Astrit Xhaferri, Loritan Prifti dhe Luan Hoti.
Në primaret e votuara sot, kanë marrë pjesë 1240 demokratë që kanë zgjedhur edhe kryetarin e ri.
Me shumicën e votave, demokratët durrsakë kanë zgjedhur Luan Hotin si drejtuesin e tyre, me 641 vota pro.