Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët.
Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se, të urojmë që Pashkën tjetër ta presim të lirë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të të vërtetave të mëdha të njeriut, të dinjitetit, lirisë, shpresës dhe besimit.
Përshëndetje të përzemërta oratorëve të parlamentit të lirisë.
Me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet e shqiptarëve.
Me fjalën e tyre tejshkojnë perden e zezë të propagandës së regjimit.
Në emër tuaj, të PD, uroj sot besimtarët katolikë shqiptarë kudo që janë, gëzuar Pashkën, këtë ditë të madhe, ditën e ringjalljes së hyjit, Krishtit mbret.
Ditën e përjetësisë, e pavdekësisë.
Ditën e shpresës së madhe dhe frymëzimit të njeriut.
Le të urojmë nga zemra që Pashkën që vjen, ta presim të lirë.
Ta presim shpresëplotë dhe besimplotë tek Zoti, tek vendi, tek e ardhmja!