Berisha: O larot e Skapit, sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët

E Enjte, 04 Prill 2024 23:54

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratat dhe sjelljen e sotme të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

‘O larot e Skapit, sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët’, tha kryedemokrati gjatë fjalës së tij. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament.

Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat.

Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë.

Gjer në çlirimin e bashkisë.

Gjer në rikthimin e shtëpisë së parë të qytetit, qytetarëve të ndershëm të Tiranës.

Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, jashtë nga bashkia.

Ndaj dhe nesër është ditë e madhe në historinë e demokracisë se fillon beteja pa kthim për çlirimin e bashkisë nga kjo farë e poshtër që ka vendosur rekordin më të paqenë në botë.

Pra, edhe njëherë, ai me votë nuk ikën, atë drejtësinë e ka mburojë.

Por atëherë çfarë mbetet?

Revolta qytetare, ajo është fjala e qytetarëve.

Ndaj dhe Erion, në qoftë se e don veten një miligram, jep dorëheqjen.

Mos e prit popullin e revoltuar se këtë poshtërim që i ke bërë ti Tiranës nuk ia ka bërë kush kurrë.

Është rast i pashembullt që të vidhen 100 përqind fondet, përveçse me ty, fondet e djegësit, fondet e tenderave të tjerë.

Dy fjalë o larot e Skapit, o mercenarë: sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë, që arrestonin ushtarë për të mbrojtur Eskobarin, do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët shqiptarë.

Drejtësia është dhunti e Zotit për çdo qytetar të lirë.

Mjerë ju që përdhosni drejtësinë për Edi Ramën, Erion Veliajn.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...