Berisha: A mund të presim ne nga Damanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës!

E Enjte, 04 Prill 2024 23:57

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se ne nuk mund të presim që Altin Damani do të hetojë Erion Veliajt.

“Ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës”, tha Berisha.

 

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur miq, ky Altin Damani, kur bëri dosjen e Arben Ahmetajt, ia përmendi dhjetë herë emrin Erion Veliajt.

Por kur Veliaj i tregoi atë që ia di, kur shkoi dosja e bashkisë për inceneratorin, nuk e përmendi dot asnjëherë të vetme.

Dhe tani, kur janë vjedhur dhjetëra e dhjetëra milionë, 100 përqind, jo me ryshfet më, por 100 përqind, janë shndërruar në hotele luksoze që shkojnë gjer në 50 milionë euro, janë shndërruar në pallate...

Se këta i fitonin tenderat, por pallatet i kanë ndërtuar me leje ndërtimi në bashki, njëlloj si Edi Rama, pallatin në pajë të bashkëshortes së vet, pa asnjë faturë, pa asnjë qindarkë.

Pra, a mund të presim ne nga Damanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës!

Ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës.

Ndaj ka edhe një rrugë. Rruga është beteja qytetare.

Rruga është betejë pa kthim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...