Mandati i Xhaçkës, Gjin Gjoni: Vendimet e Kushtetueses duhen zbatuar, precedent i rrezikshëm diskutimi…

E Enjte, 11 Prill 2024 19:17
Gjin Gjoni, kreu i degës së PD-së Lezhë, tha në ‘Task Force” në Syri Tv tha se vendimi që po diskutohet në Kuvend lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, është një precedent i rrezikshëm, pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.
 

Në rast se vendimet e Kushtetueses verifikojnë papajtueshmërinë e legjislacionit dhe nuk zbatohen atëherë parlamentarizmi dhe Kushtetuta kanë marrë fund.

Duke folur për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Gjoni tha se është e ndaluar në mënyrë taksative që zyrtarët të mund të përfitojnë fonde në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nga buxheti i shtetit.

“Parlamenti është i detyruar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi i Kushtetueses e detyron Parlamentin që të japë në vendim duke zbatuar këtë vendim”, tha Gjin Gjoni.

Login to post comments