Berisha: Erion Veliaj kërkon strehim politik tek Balla!

Premte, 12 Prill 2024 20:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se Erion Veliaj ka kërkuar strehim politik te Taulant Balla.

Berisha shkruan se, Veliaj ka nënshkruar me Ballën një marrëveshje për tu ruajtur nga protestat. 

 

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, sot shqiptarët u njoftuan nga Veliaj dhe Balla në një konferencë për shtyp të përbashkët për marrëveshjen më të padëgjuar në 32 vite për të mos thënë në tërë historinë e shtetit shqiptar.

Marrëveshja midis Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë me Policinë e Bashkisë së Tiranës apo bashkisë më të vjedhur në botë për të siguruar menderen e Velisë nga zemërimi popullor që ka shpërthyer ndaj tij pas zbulimit të skemës së vjedhjeve 100% të parave në prokurimet publike nga Veliaj me 12 hajdutë.

Marrëveshja u bë urgjente sepse dje pati shenja të sigurta se Policia e Shtetit ishte gati të hiqte kapelen dhe të bashkohej me demonstruesit.

Por marrëveshja Veliaj-Balla është një provokim i ulët për qytetarët e zemëruar dhe guximtar, me të cilën Erion Veliaj u thotë qytetarëve të Tiranës se unë kam mburojë Ballën.

Në fakt kjo përbën ftesë për qytetarët që në çdo rast ditën e premte t’i kenë në konsideratë të dy. Afër janë. Tani firmosën paktin e mbrojtjes. Populli thotë një rruge e dy punë!

Login to post comments