Meta: Nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve

Saturday, 13 Prill 2024 11:51

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video gjatë mbledhjes me Komisionin e Organizimit ne PL, ku bejne pjese, Petraq Milo, Luan Qato, Tedi Blushi, Petrit Sinaj, Petrit Sulaj dhe Rexhep Ballmi.

Meta është shprehur se nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së madhe të shpopullimit. 

 

Reagimi i kreut te PL-se, Ilir Meta:

Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!

Kënaqësi që së bashku me një pjesë të ekipit të organizimit, të diskutonim edhe me Profesor Petraq Milon për Tryezën e Arsimit që kemi nesër në Korçë, por mbi të gjitha për përpunimin e mëtejshëm të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, të cilat do të marrin vulën e Konventës Kombëtare historike të 27 prillit!

Shqipëria me 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre është një objektiv madhor lehtësisht i realizueshëm!

Nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së madhe të shpopullimit!  

Login to post comments