“Hajna si këta nuk i ka toka! Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.
Ata të premten do të të presin biletën. Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 102 të tubimit qytetar.
Berisha ftoi qytetarët që ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Hajna si këta nuk i ka toka!
Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.
Ata të premten do të të presin biletën.
Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.
Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.
Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.
Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.
Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!