Duke bërë një paralelizëm me Shqipërinë, Berisha theksoi se ‘Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral’.
Berisha: Sot Mali i Zi arrestoi Dumanin e tij, prokurorin special sepse e gjeti njëlloj si Dumanin e Tiranës.
Miqtë e mi!
Dumani i Tiranës është një nga kriminelët më të shpifur në historinë e shtetit shqiptar, sepse ai është bërë mburojë e atyre që vendosën modelin e vjedhjeve 100%.
Dumani i Tiranës është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8 për qind, një vit para se ajo të krijohej.
Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral.
Dumani është garanti kryesor i krimit monstruoz elektoral të qeveritarëve.
Dumani që qëndron në karrige në mënyrë antikushtetuese, në vitin 2016 kishte të deklaruar 3 apartamente.
Ndaj dhe njëherë i them atij gazetari që duhet të skuqesh nga shqiptarët, që u fshihje edhe ato që kishte deklaruar vetë Dumani.
Pra kur drejtësia qëndron në anën e krimit, kur drejtësia bëhet mburojë e krimit qeveritar, çfarë pritet më?
Pritet vetëm zemërimi popullor, zemërimi qytetar, zemërimi opozitar, fjala e opozitës.
Ftoj shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre.
Kur qeveria të vjedh dhe gjobit nga mëngjesi në darkë, kur drejtësia shndërrohet në mburojë të shpifur të saj, çfarë mbetet për çdo qytetarët të ndershëm?
Mbetet vetëm vendimi, vetëm guximi për të marrë në dorë fatin e tij.