Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se në gjendjen që gjendet Shqipëria si pasojë e vjedhjeve dhe skandaleve të qeverisë socialiste, shpresa e vetme sot vend është Partia Demokratike.
Berisha garantoi shqiptarët, se ‘zemërimi qytetar, revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët e demokratëve në betejën e fitores’.
Berisha: Të dashur miq!
Vjedhjet dhe gjobat ndaj qytetarëve shqiptarë janë më të mëdhatë në Europë dhe botë. Ndaj dhe fondet publike ose vidhen 100 për qind si në bashkinë e Tiranës, ose vidhen 100 për qind si në djegësin e Tiranës, ose vidhen 80 për qind të tyre në të gjitha punët publike të Shqipërisë.
A do të qëndrojmë ne njerëzit më të vjedhur?
A do të qëndrojmë ne njerëzit më të gjobitur?
Jo kurrë, jo kurrë.
Sot shpresa e vetme jemi ne.
Zemërimi qytetar, revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët tona në betejën e fitores.
Mos harroni miq!
E theksoj edhe njëherë se në Shqipëri narkodrejtësia po zbaton pikë për pikë, modelin e narkodrejtësisë së Kolumbisë.
Në Kolumbi, që sot Shqipëria rëndom quhet Kolumbi e Europës, arrestoheshin ushtarë, operativë të trafiqeve, por nuk prekej kurrë Escobari, nuk prekej kurrë kupola e kartelit.
E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri.
Fajin nuk e ka Edi Rama që nxit vjedhjen, që mbush baulet me paratë e vjedhura. Fajin e kanë ata që Edi Rama i rekruton si bashkëvjedhës dhe i flak.
Dëshpëruese është situata, ndaj dhe vetëm zemërimi juaj është shpresa, zgjidhja, fitorja.