Berisha: Erion Veliaj, si kryetari i autoritetit kontraktor, ngriti modelin e vjedhjes 100% të prokurimeve

Diel, 14 Prill 2024 21:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se e ka kthyer Tiranën si kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

‘Erion Veliaj i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ngriti modelin e vjedhjes 100% të prokurimeve’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, në mbështetje të liderit të opozitës. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Nderimin tim më të madh, përulem me shumë respekt dhe nderim, para vendosmërisë tuaj, guximit dhe sakrificës tuaj.

Rruga e Shpresës është rruga e drejtë, rruga drejt fitores, rruga drejt shpëtimit, drejt dinjitetit. Është rruga juaj, rrugë që krijuat në kushte dhe rrethanat më të vështira.

Të dashur miq!

Sot qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë, janë qytetarët më të vjedhur, janë qytetarët më të gjobitur, të Europës, por me zbulimet e fundit, të modelit të vjedhjes 100% të prokurimeve, këta janë qytetarët më të vjedhur në botë.

Ju shifni reagimin e narkoshtetit në mbrojtje të Erion Velisë, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ndër të cilin janë vjedhur 100 për qind, prokurimet.

Nuk ka vend në botë, përveç se Tirana, kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që një zyrtar i tillë nuk do të jepte menjëherë dorëheqjen. Kurse ai kërkon të krijojë çdo sherr për të mbajtur karrigen e tij të krimit.

Por a ka qytetar më të vjedhur dhe më të gjobitur, se ai qytetar, taksat që ai paguan vidhen me modelin 100%.

A nuk është ky një motiv i revoltës, i zemërimit të pakufishëm të qytetarëve të Tiranës.

Login to post comments