Tjetërsimi i pronës 7500 m2, arrestohet ish-kryekomunari i Bashës dhe 3 të tjerë

Tuesday, 16 Prill 2024 16:22
Policia ka finalizuar operacionin “Haunting” dhe ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 3 ish-zyrtarët e komunës Bërxullë, Ymer Marku, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta, të akuzuar për përfitimin e 7500 metra katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. 
 

Është sekuestruar sipërfaqja e tokës prej 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.”– njofton policia.

Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, ka qenë kandidati i Lulzim Bashës për Vorën gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022.

Lulzim Basha ne krah me Ymer Markun

Sipërfaqja e tokës prej 7500 m2, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, i është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja. Kjo kompani, rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, Arbër Abazi.

Kjo nuk është hera e parë që lakohet emri i Arbër Abazit. Boldnews.al ka raportuar më herët se dy kompani të menaxhuara nga Arbër Abazi, “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, kanë vendosur një lloj hegjemonie thelbësore në fitimin e tenderave për “Rindërtimin” dhe sidomos për pastrimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...