Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë pro Kosovës

Tuesday, 16 Prill 2024 16:25

Strasburg, Francë - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë sot raportin e deputetes Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që ky institucion të miratojë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njofton Gjeraqina Tuhina e RTK nga Strasburgu.

Debati dhe votimi përfundimtar do të mbahet sot pasdite. 

 

Në prag të debatit dhe votimit të raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, disa delegacione kanë dorëzuar në momentin e fundit amendamente me qëllim të ndryshimit të tekstit përfundimtar.

Janë gjithsej 15 amendamente të propozuara rreth të cilave duhet debatuar dhe votuar para votimit të raportit në tërësi.

Më së shumti amendamente ka dorëzuar delegacioni i Serbisë, më datën 15 prill, një ditë para votimit.

Amendamentet e delegacionit serb kryesisht fokusohen në refuzimin e miratimit të opinionit të Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që Asambleja Parlamentare e KiE të miratojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Konsiderohet se të gjitha këto amendamente të delegacionit serb refuzohen gjatë debatit që do të zhvillohet në orët e pasdites në selinë e KiE-së.

Për raportin e Dora Bakojanis duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Pritjet janë se ky raport do të votohet e rrjedhimit Asambleja Parlamentare do ta miratojë opinionin pozitiv.

Vota e sotme nuk është detyruese por ajo gjithsesi hapë rrugët për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinent.

Pas këtij votimi i mbetet Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të KiE që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e KiE ,në favor të kësaj duhet të votojnë dy të tretat e ministrave nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, apo konkretisht 31 ministra.

Ministrat takohen vetëm një herë në vit. Takimi i sivjetmë do mbahet më 16 maj, dhe ky është momenti i parë kur mund të votohet  për anëtarësimin e Kosovës në organizatë. Për momentin kjo çështje akoma nuk është e përfshirë në agjendën e takimit të ministrave, ndërsa kjo temë mund të përfshihet ne agjendë pas votimit të sotëm në Asamblenë Parlamentare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...