Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.
Ilir Meta: Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.
Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.